14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Aksione të reja nga Drejtoria e Inspeksionit e Komunës së Prishtinës

Drejtoria e Inspeksionit, sektori i Rendit Komunal, ka ndërmarrë dy aksione të tjera që kanë të bëjnë me lirimin e hapësirës publike si dhe rrënimin e ndërtimeve pa leje.
Me inspektimet e përditshme në terren, inspektorët kanë konstatuar se në rrugën “Nazim Gafurri”, një lokal ka shtuar pa leje një pjesë të objektit. Rasti tjetër ka të bëjë me shtrim të asfaltit në hapësirë publike, pa poseduar leje nga organi kompetent, duke dëmtuar kështu hapësirën e gjelbëruar.
Në të dy rastet, Inspektorët e Rendit Komunal kanë urdhëruar paraprakisht palët që t’i heqin të gjitha shtesat pa leje. Meqë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, Drejtoria e Inspekcionit është detyruar që të intervenojë, duke e rrënuar kështu shtesën pa leje në objekt, si dhe duke liruar hapësirë publike për gjelbërim.
DSCN1048.JPG DSCN1051.JPG
DSCN1053.JPG DSCN5325.JPG
DSCN5338.JPG DSCN5383.JPG

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img