7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Aksioni policor në barnatoret e Prishtinës përfundon me dy arrestime

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave dhe nga 7 barnatore të kontrolluara në 2 prej tyre janë gjetur barna të kontrabanduara.

“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar me sukses operacionin kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, specifikisht produkteve farmaceutike të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Nga 7 barnatore të kontrolluara, në 2 prej tyre janë hasur barna pa banderolë, të kontrabanduara dhe në bunkere të fshehta.” ka thënë ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Barnat e gjetura janë konfiskuar ndërsa dy të dyshuarit janë në paraburgim.

“E gjithë sasia e barnave të kontrabanduara është konfiskuar ndërsa 2 të dyshuar janë tashmë në paraburgim.” tha Sveçla në njoftim.

Postimi i plotë:

Në vazhdën e aktiviteteve të Njësitit kundër krimeve ekonomike, sot ka vazhduar aksioni në Gjilan në kuadër të luftimit të parave të falsifikuara, konkretisht vënies në qarkullim të parave të falsifikuara. Rreth 3.000 euro të falsifikuara janë konfiskuar nga Policia e Kosovës dhe i dyshuari është arrestuar.

Po ashtu, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike ka zhvilluar me sukses operacionin kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, specifikisht produkteve farmaceutike të rrezikshme për jetën e qytetarëve. Nga 7 barnatore të kontrolluara, në 2 prej tyre janë hasur barna pa banderolë, të kontrabanduara dhe në bunkere të fshehta. E gjithë sasia e barnave të kontrabanduara është konfiskuar ndërsa 2 të dyshuar janë tashmë në paraburgim.

I përgëzoj zyrtarët policor të angazhuar në këto aksione të cilat ritheksojnë përkushtimin tonë të përbashkët që garanton sundim të rendit dhe ligjit në gjithë Republikën e Kosovës si dhe mbrojtje të jetës dhe shëndetit të qytetarëve tanë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img