6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Aktakuzë kundër 11 personave për krim të organizuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 11 të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me krimin e organizuar.

Të pandehurit M. Q dhe F. M, dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, ndërsa i pandehuri M. Q, dyshohet se ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

I pandehuri Xh. Sh, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, si dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu i pandehuri Xh. Sh. dyshohet se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve, pas kryerjes së veprës penale”.

Të pandehurit: G. A, Gj. R, S. B, B. R dhe N. M. , dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja Posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, substancave psikotrope dhe analoge.

I pandehuri G. A, dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Të pandehurit V. P dhe F. A dyshohen se kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, i dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ndërkaq i pandehuri J. A dyshohet se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Ky rast ishte i përzgjedhur si rast i shënjestruar në shënjestrimin e krimeve të rënda, si pjesë e përpjekjes për të prezantuar rezultate konkrete në fushën e mbizotërimit të ligjit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img