9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Al Jazeera ngre padi në GJNP për vrasjen e gazetares Abu Akleh

Rrjeti televiziv Al Jazeera njoftoi sot se ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP) për vrasjen e gazetares së saj Shireen Abu Akleh ndërsa mbulonte një bastisje të forcave izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Rrjeti televiziv me bazë në Doha tha se padia përfshin “prova të reja të dëshmitarëve dhe pamje video që tregojnë qartë se Abu Akleh dhe kolegët e saj u qëlluan drejtpërdrejt nga Forcat pushtuese izraelite.

Abu Akleh, 51 vjeç, gazetare palestinezo-amerikane, u vra më 11 maj, ndërkaq, Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se ajo u qëllua në kokë ndërsa mbulonte një bastisje të ushtrisë izraelit në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor.

Në shtator, ushtria izraelite pranoi se Abu Akleh ishte vrarë “gabimisht” nga të shtënat e një ushtari izraelit.

Por Al Jazeera tha se pretendimet izraelite se gazetarja u vra gabimisht ishin “të pabazuara”, shkruan Anadolu, transmeton Klankosova.tv.

“Dëshmitë e paraqitura në Zyrën e Prokurorit konfirmojnë, pa asnjë dyshim, se në zonën ku ndodhej Shireen nuk kishte të shtëna, përveç se forcat pushtuese izraelite qëlluan drejt në të”, shtohet më tej.

“Dëshmitë tregojnë se kjo vrasje e qëllimshme ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të shënjestruar dhe heshtur Al Jazeera-n”, tha rrjeti.

Disa agjenci kryesore mediatike, duke përfshirë Al Jazeera, CNN, Associated Press, Washington Post dhe New York Times, kryen hetimet e tyre, nga të cilat të gjitha erdhën në përfundim se Abu Akleh u vra nga plumbi izraelit.

“Al Jazeera përsërit angazhimin e saj për arritjen e drejtësisë për Shireen dhe kërkimin e të gjitha rrugëve për të siguruar që të kërkohet përgjegjësi nga autorët dhe të sillen para drejtësisë”, tha rrjeti televiziv.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img