13.4 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Albi Mall, qendër gjithëpërfshirëse dhe lehtësisht e qasshme për të gjitha kategoritë e shoqërisë

Me qasje lehtësisht të shfrytëzueshme dhe gjithëpërfshirëse, Albi Mall vazhdon të jetë qendër për çdo familje, duke mundësuar lëvizjen pa pengesa për të gjitha kategoritë e shoqërisë. 

Për ta mundësuar një gjë të tillë, investime të shumta gjithandej qendrës janë realizuar dhe po realizohen me qëllim që konsumatorët të kenë mundësi të shumta në dispozicion për lëvizje. 

Krahas hyrjeve lehtësisht të qasshme përbrenda qendrës, Albi Mall ka vënë në dispozicion edhe karroca lëvizëse për personat në nevojë (si të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara, etj.), të cilat mund të shfrytëzohen sipas nevojës, derisa lëvizja mes kateve mund të bëhet fare lehtë përmes ashensorëve përkatës. 

Në anën tjetër, në secilin kat të qendrës, janë të dedikuara tualete të veçanta për kategoritë në nevojë, në mënyrë që atyre t’u mundësohet shfrytëzimi pa pengesa. 

Albi Mall vazhdon të jetë qendër gjithëpërfshirëse për të gjitha kategoritë e shoqërisë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img