14.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Alec Baldwin dhe gruaja e tij mirëpresin fëmijën e shtatë (VIDEO)

Aktori Alec Baldwin është bërë baba për herë të tetë, pasi ai dhe gruaja e tij, Hilaria, kanë mirëpritur një vajzë të vogël – fëmijën e tyre të shtatë së bashku.

Aktori 64-vjeçar është i martuar me 38-vjeçaren Hilaria që nga viti 2012 dhe së bashku ata tashmë kanë një vajzë tetëvjeçare të quajtur Carmen, djalin shtatëvjeçar Rafael, djalin pesëvjeçar, Leonardo, djalin katërvjeçar Romeon, djali njëvjeçar Eduardon dhe një vajzë njëvjeçare e quajtur Lucia, e cila lindi nëpërmjet një surrogate.

Alec gjithashtu ka një vajzë 26-vjeçare të quajtur Ireland, e cila është nga martesa e tij e kaluar me Kim Basinger – e cila zgjati nga 1993 deri më 2002.

Alec dhe Hilaria e kanë quajtur vajzën e tyre më të re Ilaria Catalina Irena.

Duke postuar në instagram të shtunën, Hilaria ndau një video të vajzës së saj të vogël në spital.

Ajo ka shkruar një mbishkrim krahas videos ku thuhej: “Ajo është këtu! Jemi shumë të emocionuar t’ju prezantojmë me ëndrrën tonë të vogël të realizuar. Si ajo dhe unë jemi të lumtur dhe të shëndetshëm”.

Videoja shfaqte Hilarian duke mbajtur vajzën e porsalindur – teksa klipet dhe fotot e tjera shfaqnin anëtarë të tjerë të familjes së re duke përqafuar dhe mbajtur Ilarian e vogël.

Alec gjithashtu u shfaq, me një gjurmë boje të këmbës së vajzës së tij në krah./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img