10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Alibeaj: Berisha-Meta-Rama, aleancë okulte kundër shqiptarëve

Kryetari Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka hedhur akuza në drejtim të asaj që quan “trekëndëshi” Sali Berisha, Ilir Meta dhe Edi Rama.

Nga Vau i Dejës, në takimin elektoral, Alibeaj tha kjo treshe po bashkëpunon për interesa personale. Ai bën përgjegjës të tre për largimin e shqiptarëve.

“Rama, Berisha, Meta po sulmojnë shqiptarët. Janë njerëzit e ndershëm, njerëzit e punës që kanë forcën që të rezistojnë dhe ta kalojnë këtë moment të vështirë, është ky trekëndësh që kërkon ta shpopullojë Shqipërinë. Ky është problem më i madh për Shqipërinë. Këto fosile të politikës janë ulur këmbëkryq për të marrë peng fatet e shqiptarëve, japin dhe marrin në një aleancë okulte”, tha Alibeaj.

Akuza më të forta hodhi në drejtim të Sali Berishës, atë që demokratët e kanë quajtur si lider historik, por për Alibeajn, ai nuk është gjë tjetër veçse një “varkë shpëtimi për Ilir Metën”.

“Berisha nuk bën gjë tjetër veç se varkën e shpëtimit të këtij sistemi, i ka çuar demokratët në sqetullën e Metës, një pazarxhiu politik. Kjo është arsyeja pse shqiptarët ikin”, shtoi ai.

Alibeaj prezantoi në këtë takim kandidaten e Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Klomentina Drini.

“Një burrneshë që është rrethuar nga njerëz që duan t’i marrin frymën bashkisë së Vaut të Dejës”, tha Alibeaj.

Ka qenë kjo Bashki që ka nxjerrë zbuluar përçarjen në Partinë Demokratike. Kjo sepse më herët Gazment Bardhi ka shkuar dhe ka prezantuar Zef Hilën si kandidat i PD-së më 14 maj, edhe pse i regjistruar zyrtarisht nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img