26.1 C
Pristina
Saturday, May 21, 2022

Buy now

spot_img

Ambasada gjermane: Kosova duhet t’i kontrollojë kufijtë e vet

Gjermania i ka dhënë mbështetje aksionit të organeve të rendit për të parandaluar hyrjen e trenit ilegal nga Serbia. Ambasadorja e këtij shteti në Prishtinë, Angelika Viets, ka thënë për “Kohën Ditore” se Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë të vendosë se kush hyn në pikat kufitare.

“Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur, kjo vlen për tërë Kosovën, përfshirë edhe veriun e vendit”, ka thënë Viets. Teksa ka folur për të drejtën e Kosovës që të vendosë kontroll në kufi, Viets ka komentuar edhe murin ndarës, të vendosur nga autoritetet lokale të Mitrovicës Veriore, me mbështetje të Beogradit. Sipas Viets, Kosovës po i duhet të merret me probleme të cilat i imponohen.

“Si shtet i pavarur, Kosova ka të drejtë t‘i kontrollojë dhe t’i mbrojë kufijtë e vet. Sa i përket murit, më vjen keq që Qeveria e Kosovës duhet vazhdimisht të merret me probleme të cilat i imponohen”, ka theksuar ambasadorja gjermane. Megjithatë ajo ka theksuar se shpreson të gjendet një zgjidhje paqësore për murin.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,319FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles