14.2 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Amerikanët këshillojnë ukrainasit që të mos nisin një ofensivë të madhe kundër rusëve

Zyrtarë të lartë amerikanë po i bëjnë thirrje Ukrainës që të mos nisë një ofensivë të madhe kundër forcave ruse.

Ata besojnë se një ofensivë do të jetë më e suksesshme pasi ushtria ukrainase të jetë furnizuar me armatimin e duhur nga vendet perëndimore.

Një zyrtar i lartë i administratës së presidentit amerikan, Joe Biden, duke folur në kushte anonimiteti, tha se bisedimet me Ukrainën për një kundërofensivë kanë qenë në kontekstin e sigurimit të kohës së mjaftueshme të trajnimit të forcave ukrainase rreth armatimit më të fundit të ofruar nga SHBA.

Në fillim të kësaj jave, SHBA njoftoi se do të dërgonte qindra automjete të blinduara në Ukrainë si pjesë e një pakete armësh prej 2.5 miliardë dollarësh, raporton skynews.

Ndërkohë, SHBA-ja ka sinjalizuar se nuk do të dërgojë tanke Abrams në Ukrainë, pasi ato janë të kushtueshme dhe të vështira për t’u mirëmbajtur.

Ndryshe, Ukraina po këmbëngul që të furnizohet me armatim të rëndë si tanke gjermane dhe amerikane, Leopard, përkatësisht Abrams.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img