10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Analisti Spahiu thotë se shumë lehtë Serbia mund ta sulmojë Kosovën

Analisti dhe publicisti, Nexhmedin Spahiu, për përshkallëzimin e situatës së sotme në veri thotë se kjo mund të jetë kurth për Serbinë.

Spahiu, tha se shumë lehtë Serbia mund ta sulmojë Kosovën.

“Kjo mund të jetë edhe kurth për Serbinë. Kosova duhet të jetë e gatshme të ballafaqohet me sfida të cilat e presin. Fare lehtë mund të ndodhë që shteti serb të sulmojë Kosovën”, tha profesori në edicionin special në Tëvë1.

Sipas analistit, skenari më i keq është ai i luftës.

“Njëherë NATO-ja bën me sy, ia bëjnë me sy amerikanët i thonë futu se s’po nga dëgjojnë këta, dhe pastaj dikur kur futen, nëse ne rezistojmë, nëse ne luftojmë atëherë sigurisht që do ta kemi përkrahjen e botës demokratike. Ndoshta më vonë kur futen në kurth, mundet që NATO ta sulmojë Serbinë, por ky është skenari më i keq, skenari i luftës i cili edhe mund të ndodhë-nuk mund të përjashtohet këtë mundësi. Por, ne jemi këtu, dhe Kosova është vendi jonë dhe ne duhet ta mbrojmë me jetët tona, të përgatitemi për më të keqën, e duhet të punojmë për më të mirën”, shtoi ai.

Ndërsa, veprimet e sotme nga ana e Policisë së Kosovës në veri të vendit, Spahiu, i ka quajtur historike.

“Ky është sukses i Kosovës, përderisa barrikadat e fundit janë hequr me negociata në mes të amerikanëve dhe Beogradit. Tash, shteti i Kosovës po tregohet i zoti që t’i heqë ato vetë, dhe ky është suksesi, kjo është një ditë historike për Kosovën. Kosova në një mënyrë po e rrumbullakon prezencën e vetë me gjithë territorin e vetë të Kosovës”, shtoi ai.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img