9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Andixhiku në Cyrih për 33 vjetorin e LDK’së: T’i japim Kosovës shtetin që e kemi ëndërruar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë qëndrimit të tij në Cyrih, ka thënë se ”Kosovës do t’i jpin shtetin që e kanë ëndërruar“.

Ai ka udhëtuar për në Zvicr në rastin e 33 vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Zvicër.

”Mes bashkatdhetarëve tanë dhashë një mesazh. Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.Bashkatdhetarë, ju faleminderit për pritjen e ngrohtë, si gjithmonë“, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Partitë politike në Kosovë e kanë shuar aktivitetin në diasporë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img