7.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Angazhimi italian në Ballkan bashkon krerët e diplomacisë së rajonit më 3 prill në Romë

Italia rikthehet protagoniste në politikat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nën iniciativën e Antonio Tajanit, ish-kreut të Parlamentit Evropian, sot numri dy i qeverisë Meloni, Italia kërkon të ketë rol parësor në marrëdhëniet evropiane me vendet e këtij territori e në ruajtjen e dialogut e bashkëpunimit rajonal.

Pas takimit të Triestes mbajtur më 24 janar 2023, Italia mbledh më 3 prill në Romë krerët e diplomacisë së vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Nën drejtimin e Zëvendëskryeministrit italian, njëherësh ministër i jashtëm Antonio Tajani, në vilën qeveritare Vila Madame, do të zhvillohet Takimi Ministror i vendeve Kosovë, Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Mal i Zi, Serbi e Bosnjë e Hercegovinë.

Pjesëmarrës do të jenë Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e Zgjerimin, Oliver Varhelyi dhe kryetari i radhës i Këshillit të Evropës, ministri suedez Tobias Billstrom.

Ky takim i lartë është një nismë e ndërmarrë nga Italia për të ripërtërirë rolin e saj primar në Ballkanin Perëndimor që synon të inkurajojë dialogun e bashkëpunimin rajonal si dhe rinisjen e integrimit evropian të vendeve të këtij territorr.

Agjenda e takimit të Romës është e ndarë në dy pjesë e do të nisë me diskutimet mbi “Procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor e rrugëtimi i së ardhmes”, dhe mbi raportin “BE e Ballkani Perëndimor; rritja e bashkëpunimit mes tyre”.

Pasdite krerët e diplomacisë së këtyre vendeve do të zhvendosen në selinë e Ministrisë së Jashtme italiane ku do të mbahet edhe një konferencë e organizuar nga Instituti i Çështjeve Ndërkombëtare të Observatorit mbi Ballkanin, Kaukazin e Transeuropën.

Paralelisht do të zhvillohet dy tryeza pune me diskutime mbi çështjet klimatike, ruajtjen e trashëgimisë kulturore, e mbi inovacionin teknologjik në sektorin agro-ushqimor./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img