10.2 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Anibari së shpejti, kjo është agjenda

Muzikë e filma për krejt
1 Bend + 1 DJ set është formula muzikore për çdo natë të festivalit ANIBAR nga data 15 deri 21 gusht.
Nga reggae në ska, jazz në funk, rap në hard rock, e zhanre të muzikes elektronike, ANIBAR sivjet argëton me programin më të pasur deri më tani. Kjo harmoni në përzgjedhje i ngjan një minifestivail muzikor që shpaloset në parkun e qytetit me performues nga vendi dhe rajoni.
E hënë / 15.08 / Dita 1
Ylli i hard-rock’ut e metalit shqip Eugen Bushpepa do të hap festivalin dhe javën muzikore të ANIBAR After Parties.
DJ Leo Lumezi kompleton mbrëmjen e parë me tekno set.
E martë / 16.08 / Dita 2
Bendi nga Shkupi Superhiks merr skenën në natën e dytë për ta shpalos një thurrje të reggae, ska, sëing me elemente folku.
DJ Mendar luan deep house dhe elektro pjesën e dytë të natës.
E mërkurë / 17.08 / Dita 3
Nata e vetme e hip-hop’it sjellë një nga reperat më eksploziv nga Bregu i Diellit të Prishtinës – Elinel.
Një tekno set poashtu eksploziv përcjellet nga DJ Ersann.
E enjte / 18.08 / Dita 4
Tinguj me thurrje të groove, funk, e folk ballkani vijnë nga Gipsy Groove të premten.
DJ Oda mikson experimental-electronic, nu-disco e pop-electro.
E premte / 19.08 / Dita 5
Hard-rock’u rikthehet natën e katërt me bendin shqiptar Crossbones.
Ndërsa nata transformohet nga dyshja DJ Legoff & DJ Panda.
E shtunë / 20.08 / Dita 6
Të shtunën festivali mirëpret Dren Abazin & Zig Zag Orchestra për ethno fussion, jazz, klezmer, ska e ëorld music.
DJ UranB ndalet në Pejë me setin e kalendarit veror.
E diel / 21.08 / Dita 7
After party i fundit i festivalit mbyllet me drum’n’bass e experimental hip-hop që do miksohet nga DJ DagXbase dhe DJ Jamie Gold
ANIBAR After Parties mbahen në parkun e qytetit Karagaç dhe fillojnë në ora 21:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img