19.3 C
Pristina
Tuesday, September 28, 2021

Buy now

spot_img
Array

ANP “Adem Jashari” zgjidhet përsëri stacioni me performancën më të mirë nga EasyJet

Viti 2016ishte viti më i suksesshëm në historinë e ANP “Adem Jashari”, përgjatë të cilitështë shënuar rritje e konsiderueshme e numrit të udhëtarëve egjithashtu shërbimet e aeroportit janë performuar me një efikasitet tëlartë.

Për efikasitet dhe performancë të jashtëzakonshme, vetëm gjatë vitit të kaluar janë pranuar shumë mirënjohje e vlerësime nga kompanitë ajrore përfshirë edhe mirënjohjet nga kompania ajrore EasyJet – kompani që operon me kosto të ulët (Low Cost).

Një mirënjohje e tillë, për procesim të shpejtë tëfluturimeve, udhëtarëve dhe bagazhit të tyre i është ndarë ANP “Adem Jashari” nga Easyjet edhe për muajin Dhjetor 2016, duke dëshmuar performancëmëtë mirë se të gjitha aeroportet e tjera nga më shumë se 30 shtete ku EasyJet operon pa aeroplanë të stacionuar.

Si rezultat i përkushtimit të dëshmuar në punë, EasyJet për më tepër ka falenderuar nëbuletinin e tij të muajit Dhjetor edhe personelin e ANP “Adem Jashari” për shërbimet e ofruarandaj kësaj kompanie ajrore.

“Suksesi i arritur në numrin e udhëtarëve të shërbyer na inkurajon që të vazhdojmë me përkushtimin tonë maksimal në ofrimin e shërbimeve të kualitetit të lartëdhe ofrimin e kushteve sa më të favorshme ndaj kompanive ajrore për të operuar në ANP ‘Adem Jashari.

Falë lehtësirave që ne si Limak Kosova International Airport ofruam për kompanitë ajrore, për herë të parë në historinë e tij Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka arritur shifrën rekord prej 1,744,202 udhëtarëve. Krahasuar me vitin 2015, ky numër shënon rritje prej 12.6% , përderisa numri i fluturimeve është rritur per 8.1%’” – ka deklaruar me këtë rast drejtori gjeneral i Limak /ANP “Adem Jashari”, Haldun Kokturk.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,957FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles