16.5 C
Pristina
Friday, May 27, 2022

Buy now

spot_img

Apeli i Muratit për bashkatdhetarët që udhëtojnë kah Serbia

Ministri i Diasporës, Valon Murati i është drejtuar me një apel bashkatdhetarëve që udhëtojnë përmes Serbisë.

“Të gjithë ju që udhëtoni përmes Serbisë për në vendet ku punoni ju rekomandoj që për shkak të vështirësive që ka shkaktuar stuhia e borës edhe nëpër rrugët e Serbisë, në rast të telasheve të kontaktoni me përfaqësuesit e Zyrës së Kosovës në Beograd ose në këtë numër telefoni +38166247743 ose përmes emailit: l.o@rks-gov.net”, ka shkruar Murati, përcjell Koha.net.

“Gjithashtu edhe njëherë u rekomandoj që para nisjes të shikoni aplikacionin e Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar http://www.mpb-ks.org/qkmk/#.WG-w41UrKUn, në mënyrë që të vendosni se përmes cilës pikë kufitare do të udhëtoni”, ka shtuar më tej.

Sipas informatave, ka thënë Murati, po vërehet se pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdare (në këto çaste deri në 5-6 orë) andaj do të ishte mirë të frekuentohen edhe vendkalimet e tjera kufitare.

“Sipas informatave që kam nga Policia Kufitare të gjitha vendkalimet e Kosovës me Serbinë janë të qarkullueshme. Bashkatdhetarët, për shkak të kushteve të rënduara të motit, luten për kujdes të shtuar gjatë vozitjes në Serbi”, ka thënë Murati.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,333FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles