8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Arbana Osmani u shfaq me veshje të ripërsëritur në finalen e BBVA, ja sa i kushtoi

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, mbylli një tjetër sezon të suksesshëm prezantimi të programit shumë të shikuar Big Brother VIP Albania.

Që nga nga data e nisjes së edicionit të dytë më 24 dhjetor 2022 e deri në finalen e madhe të 6 majit, ajo është kthyer në figurën e preferuar të ekranit të shumë shqiptarëve.

Dukeqenë e pranishme dy herë në javë para një publiku gjigant, normalisht që edhe veshja e saj zgjon kureshtje të madhe te ata që e ndjekin.

Në mbrëmjen finale, Arbana Osmani u duk tejet elegante e veshur me një fustan të kuq të materialit saten, me një dekolte mjaft të hapur.

Fustani i markës “Alexandre Vauthier” kap shifrën e 1970 eurove dhe mbrëmja finale nuk ishte hera e parë që moderatorja Osmani e veshi atë.

Kjo pasi të njëjtin model fustani ajo kishte veshur edhe në spektakli ne datës 21 mars, por vetëm me dallim në ngjyrë, pasi atëherë ishte shfaqur me fustan të zi.

Arbana sot (e diel) feston ditëlindjen dhe si dhuratë pasi mbrëmë kaloi ora 00:00, asaj iu prezantua si dhuratë në transmetim direkt një klip me disa nga momentet e saj më bukura gjatë prezantimit të BBVA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img