6.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Arben Gashi kritikon Kuvendin për mungesë të efikasitetit në punë

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës së sotme, ka kritikuar Kuvendin e Kosovës për mungesë të efikasitetit në punë.

Ai tha se në fund të muajit gusht ka bërë kërkesën për shqyrtim të raportit gjashtëmujor të Qeversë për investimet kapitale, mirëpo deri sot nuk ka ardhë në shqyrtim.

Sipas tij, kësaj kërkese i ka humbur aktualiteti dhe tha se do të bëjnë kërkesë për shqyrtim të raportit vjetor

“Kjo kërkesë është bërë diku në fund të muajit gusht për të shqyrtuar raportin gjashtëmujor të Qeverisë për investimet kapitale. Si rezultat i mungesës së efikasitetit të punës së Kuvendit, kjo nuk ka ardhë në shqyrtim deri më sot, prandaj e ka humbur aktualitetin dhe ne si GP do ta ripërsërisim kërkesën për të shqyrtuar raportin vjetor të Qeverisë lidhur me investimet kapitale. Aty do të koncentrohemi dhe do të shohim se si kjo qeveri ka dështuar në të gjitha projektet kapitale dhe si vendi ka hyrë në vitin e tretë buxhetor të kësaj qeverisje dhe rezultatet në investimet kapitale, infrastrukturë shtetërore dhe në zhvillimin ekonomik janë impakte negative. Prandaj ne do të kemi një momentum tjetër ku do të diskutojmë për raportin vjetor”, tha Gashi./Prishtinapress/

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img