15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Armina Mevlani: Bëjmë pushime modeste… (Foto)

Armina Mevlani, e dashura e djalit të ish-Kryeministrit Berisha, kohët e fundit është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes mediatike, ndërsa të shumtë kanë qenë ata që e kanë kritikuar e kanë thënë fjalë të ashpra për të.
I fundi ishte ditën e djeshme gazetari Bledi Mane, i cili e bëri “për ujë të ftohtë” në një shkrim të tijin. Armina nuk ka reaguar ndaj këtyre sulmeve që janë bërë ndaj saj, ndërsa e marrë në intervistë, ajo ka thënë për “Bluetooth” se të gjitha sulmet bëhen vetëm për klikime. Armina ka folur edhe për fotot e publikuara disa ditë më parë, ku atë e quanin “kothere”, për të cilat ka thënë se ndihet krenare për ato foto. Sa i takon pushimeve, Mevlani është shprehur se bën pushime modeste, jo shumë luksoze, edhe pse fotot që ajo poston në rrjetet sociale thonë krejt të kundërtën.
Pse të sulmojnë kaq shumë?
Nuk e di, besoj se kërkojnë klikime. Nuk jap dot ndonjë arsye tjetër.
Të vjen keq që të sulmojnë për shkak të Shkëlzenit? Ndihesh keq për këtë?
Nuk ndihem aspak keq, sepse për mua ai nuk ishte sulm. Ato janë foto publike, nga Miss-i, dhe unë jam shumë krenare për ato foto. Nuk i fsheh.
Pushimet, vazhdojnë?
Po, aktualisht jam në pushime me familjen time.
Komentohen si luksoze pushimet e tua…
Për momentin jam në Livadh, në një apartament me qira me familjen.
Sa të shtrenjta janë pushimet e Arminës dhe Shkëlzenit në
përgjithësi?
Janë pushime normale, që besoj se i bëjnë të gjitha çiftet. Në fakt, deri
tani nuk kam bërë asnjë pushim me Shkëlzenin. Kam shkuar vetëm
me shoqet e mia në Kroaci, ku erdhi edhe Shkëlzeni.
U komentua se po pushoje në një jaht me mikeshat. Ishte privat?
Ishte vetëm një varkë me motor, të cilën mund ta merrje për disa orë dhe të shëtisje. E morëm një grup njerëzish.
Po thua që nuk bën pushime luksoze?
Jo, janë pushime të zakonshme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img