7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrestimi i Fredi Belerit, Dendias ultimatum Ramës: Duhet të lirohet, të hënën do ta ngre çështjen në Bruksel

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Denidas ka reaguar në lidhje me arrestimin e kandidatit fitues të “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Himarës, Fredi Beleri.

Dendias është shprehur për mediat greke se Beleri duhet të lirohet dhe se nuk e kupton mbajtjen e tij në paraburgim.

Ai theksoi se shpreson që të ketë transparencë absolute dhe se pala shqiptare do ta trajtojë çështjen me ndjenjën e seriozitetit të krizës që kjo çështje mund të krijojë në marrëdhëniet greko-shqiptare.

“Nuk po shtyjmë e as bërtasim, duam miqësi, por jo me çdo çmim ”, theksoi ai.

Gjithashtu,Nikos Dendias bëri të ditur se të hënën do të shkojë në Bruksel për të marrë pjesë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, ku do të ngrejë çështjen e ndalimit të kryebashkiakut të Himarës. Gjithashtu Dendias do të marrë pjesë edhe në një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor.

“Meqenëse çështja është jashtëzakonisht e rëndë, të hënën në mëngjes do të jem në Bruksel. Aty kemi një drekë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor. Çështja duhet të ngrihet në Këshillin e Ministrave. Nuk është e mundur të mos vendoset. Nuk është e zakonshme ndalimi i një kandidati për kryetar bashkie 48 orë para zgjedhjeve dhe mbajtja e tij në paraburgim. Pse mbahet ai? Cili është ky element i rrezikshmërisë së tij që kërkon ndalim të zgjatur? Këto janë pyetje të mëdha”, theksoi ai.

Gjatë drekës me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm pritet të takohet me homologen shqiptare, Olta Xhaçka.

“Duhet t’u shpjegojmë shqiptarëve – ka shumë mundësi që të takoj personalisht edhe ministrin e jashtëm shqiptar. Do të jetë një mundësi shumë e mirë për të thënë disa fjalë”, ka deklaruar Dendias.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img