8.1 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen dhjetë persona në lidhje me prostitucion

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, pas një operacioni në nivel të vendit, ka arrestuar dhjetë persona në lidhje me mundësimin e prostitucionit dhe shërbimeve seksuale të viktimës se trafikimit.
Gjate operacionit janë identifikuar katër viktima të gjinisë femërore, njofton Klan Kosova.
Në dy raste të ndara janë arrestuar dhjetë persona, tetë në rastin e parë për kryerjen e veprës penale “mundësim  apo detyrim në prostitucion”, dhe dy persona janë arrestuar në rastin e dytë për kryerjen e veprës penale “shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.
Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për vazhdim të procedurave të mëtejme ligjore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img