8.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohen edhe 47 gazetarë, ish-punonjësit e gazetës Zaman në Turqi

Pas arrestimit të më shumë se 40 gazetarëve gjatë ditëve të kaluara në Turqi edhe gjatë ditës së sotme gjykata ka lëshuar urdhër-arresti për 47 ish-gazetarë të gazetës opozitare Zaman.
Mediat turke raportojnë se gjatë orëve të para së mëngjesit policia turke gjatë një operacioni të zhvilluar në ndërtesën e gazetës dhe në disa lokacione ka vënë në pranga 47 gazetarë ku midis tyre ndodhen edhe ish Drejtori i Përgjithshëm i grupit mediatik Zaman, Drejtoresha e gazetës Todays Zaman dhe analisti i njohur Turk Ali Bulaç.
Të arrestuarit akuzohen për lidhje me organizatë të armatosur dhe për mashtrim me shitjet, raporton gazeta Express
Gazeta Zaman është e njohur për publikun ndërkombëtar pas konfiskimit që ju bë kësaj të fundit nga një gjykatë turke në fund të muajit mars. Pas vendimit policia turke bastisi ndërtesën e Zaman duke përdorur edhe gaz lotsjellës ndaj punonjësve të saj. Gazeta Zaman para konfiskimit renditej e para për nga shitjet në Turqi. Sipas statistikave gazeta shiste 1 Milion kopje në ditë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img