13.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Buy now

spot_img

Arrestohet një 16 vjeçar, dyshohet se ka qenë bashkëpunëtor në sulmin e Munihut

Policia gjermane ka arrestuar një 16-vjeçar me preardhje afgane, për shkak të dyshimit se mund të ketë lidhje me sulmuesin e Munihut, kanë thënë autoritetet.

I arrestuari ishte nën hetim nga policia, për shkak të dyshimit se ai kishte ditur për planet e sulmuesit, i cili vrau vetën. Ai po ashtu dyshohet se ka rol në postimin në Facebook, ku ishin ftuar të rinjtë të shkonin për shkak të kinse çmime të lira në një dyqan të ushqimit të shpejt, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Ka dyshime se 16-vjeçari është një bashkëpunëtor i mundshëm i sulmuesit të Munihut”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në mesin e 9 viktimave të sulmit të Munihut, ishin edhe tre shqiptarë, Dijamant Zabërgja, Armela Segashi dhe Sabina Sualj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img