8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Arrijnë 182.900 doza të vaksinës AstraZeneca nga Norvegjia

Sot, paradite kanë arritur 182.900 doza të vaksinës Astra Zeneca nga  Mbretëria e Norvegjisë.

Kontigjenti i vaksinave nga Norvegjia kanë mbërritur në Kosovë përmes transportit të organizuar nga institucionet e Bashkimit Europian.

Gjatë pranimit të vaksinave, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia shprehu mirënjohje për ndihmën dhe tha se solidariteti mes vendeve mike në kohën e pandemisë së COVID-19 tregon se sa e rëndësishme është të jenë kohezivë në procesin e imunizimit.

Ndërsa, ambasadori i Norvegjisë Jens Erik Grondahl theksoi se është obligim njerëzor të sigurohen për bashkëpunim sa më të qëndrueshëm.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i zyrës së BE-së, Luigi Brusa theksoi se Bashkimi Evropian do të qëndroj përkrah Kosovës gjatë gjithë kohës së vështirë me COVID-19 dhe se mbetet e përkushtuar për të mbështetur Kosovën në forcimim e sektorit shëndetësor.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img