5.3 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Buy now

spot_img

Arrin në Amerikë Volvo P1800 Cyan, vetura që kushton 700 mijë dollarë

Pas debutimit që e bëri në Evropë gjatë 2020-tës, Volvo P1800 Cyan do të bëjë debutim në SHBA tek The Quail, një ngjarje ku mblidhen adhuruesit e automobilave sportivë, me 9 gusht, gjatë Javës së Veturave në Monterey.

Konsumatorët amerikanë do të kenë mundësi që të bëjnë porositë për blerjen e kësaj veture gjatë ngjarjes, ndërsa çmimi fillestar i veturës do të jetë 700 mijë dollarë.

Volvo P1800, debutimin e parë e pati në vitin 1960, dhe prodhimi i saj vazhdoi deri në fillim vitet 1970. Cyan Racing vendosi që ta bëjë ndërtimin e kësaj veture, fillimisht duke e bërë dizajnin e rimodeluar të veturës garuese dhe duke e kombinuar me teknologjinë e ditëve të fundit.

Fuqia e veturës vjen nga katër cilindrat turbo 2.0 duke i dhënë shpejtësi prej 420 kuaj fuqi.

Motori ka një limit prej 7,700 rrotullime, ndërsa një version i njëjtë i motorit gjendet edhe tek vetura garuese Volvo S60 TC1.

Artikuj të ngjashëm

50,000FansLike
- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img