17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali i vendosur për të nënshkruar me Raphinhan në javën e ardhshme

Arsenali duket se e ka seriozisht për transferimin e Raphinhas, me trajnerin Mikel Arteta që po synon të përforcojë sa më shumë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

“Topçinjtë” vazhdojnë të shihen si favorit për të nënshkruar me brazilianin, për të cilin në garë janë edhe Barcelona, Chelsea e Tottenham Hotspur – transmeton Gazeta Express.

“The Athletic” ka raportuar se Arsenali është gati të intensifikojë përpjekjet për të nënshkruar me Raphinhan.

Oferta e parë e londinezëve ishte refuzuar nga Leeds United, por tani është duke u bërë gati edhe oferta e dytë.

Lajm i mirë për Arsenalin është se tani besohet se edhe lojtari e dëshiron transferimin në “Emirates Stadium”.

Te Arsenali thuhet se ka optimizëm, teksa bisedimet do të vazhdojnë edhe në javën e ardhshme, kur edhe klubi synon ta kompletojë transferimin e Raphinhas.

Leeds United besohet se kërkon së paku 65 milionë euro për shitjen e 25-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img