7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Arsenali transferon Mustafin? (Foto)

Shkodran Mustafi shumë shpejt mund të zyrtarizohet si futbollist i ri i Arsenalit.
Sipas medieve angleze, Shkodran Mustafi do të ndjekë sulmuesin Lucas Perez në veri të Londrës, pasi Valencia ka pranuar një ofertë prej 35 milionë euro për qendërmbrojtësin me prejardhje shqiptare.
Bisedimet mbi një marrëveshje për Mustafin kanë qenë të vazhdueshme për gati tre javë, me çmimin e 24-vjeçarit nga Gostivari që ishte pika e vetme e fërkimit nga të dy palët.
Lëndimet e Per Mertesacker dhe Gabriel kanë detyruar Arsenalin dhe Wengerit që të shpenzoj edhe në mbrojtje.
Shpenzimet e Arsenalit në këtë afat janë afër 100 milionë funte, me nënshkrimin e Granit Xhakës, Rob Holding, Takuma Asano dhe Kelechi Nwakali. /Telegrafi/

mustafi

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img