21.5 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Artistët nga Kosova lënë gjurmë në Colorado

Parku përreth ujëvarës piktoreske “Rifle Falls” në Colorado u dha hapësirën e shumënevojitur disa vizitorëve të veçantë nga Evropa Lindore.

Një skenë e pazakonshme zuri vend aty, derisa artistë nga Kosova dhe artistë vendorë janë mbledhur në afërsi të ujëvarës për të pasqyruar bukurinë e saj me brusha, ngjyra e pajisje të tjera. Vizitorët janë mbledhur në “Western Slope”, si pjesë e projektit për shkëmbim të artit dhe kulturës mes Colorados e Kosovës, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e postindependent.com.
Projekti, që realizohet tash e 10 vjet ka një qëllim të thjeshtë: të krijojë gjëra të bukura, të inkurajojë empatinë dhe të nxisë pajtimin mes njerëzve nëpërmjet shkëmbimeve kulturore, projekteve të muraleve publike, edukimit artistik dhe investimit të komunitetit.
Mary Wade ka ndihmuar në inicimin e këtij projekti para disa vjetësh. Duke qenë pjesë e një udhëtimi me “New Hope Church in Rifle”, Wade kishte vizituar Ballkanin më 2005. Pasi kishte takuar disa artistë në Kosovë në kuadër të këtij udhëtimi, kishte zënë fill ideja e sjelljes së artistëve nga Colorado për vizitë në Kosovë. Shkëmbimi i parë kulturor kishte ndodhur vitin pasues. Artistë nga Colorado kishin bashkëpunuar me shqiptarët e Kosovës për të pikturuar muralin në Viti. Asokohe projekti ishte unik dhe mjaft inovator.
“Ishte vepra e vetme artistike publike në gjithë atë zonë”, thotë Wade. “U bë goxha e famshme për shkak se ishte diçka e re”.
Wade i referohet identitetit kulturor të shtetit të ri. Kosova kishte lindur nga pasojat e luftërave në Ballkan, që përfunduan më 1999, por nuk e fitoi pavarësinë deri më 2008. Edhe sot, Serbia ende pretendon shtetësinë dhe Kosova nuk është njohur nga Bashkimi Evropian

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img