12.9 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Buy now

spot_img

Asetet e PTK-së shfrytëzohen pa problem nga Serbia

Një numër asetesh të Postës së Kosovës vazhdojnë të shfrytëzohen pa asnjë problem nga Posta e Serbisë.

Madje në të kryhen të gjitha aktivitetet normalisht pa u penguar nga askush. Në qendrën kryesore që mbulon pjesën dërrmuese të territorit, në Graçanicë, Posta e Serbisë kryen një numër të madh të shërbimeve.
Përpos letrave, aty qytetarët e komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera i marrin edhe pensionet e Serbisë. Sipas të dhënave të Postës së Kosovës, janë gjithsej 21 zyra postare që vazhdojnë të shfrytëzohen nga posta serbe,  raporton KTV.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrje, që është 100% në pronësi të shtetit, ka thënë të ketë kërkuar nga institucionet ndihmën për të kthyer asetet e saj në shfrytëzim, por deri më tash pa asnjë sukses.
Ai ka shtuar se humbjet janë të mëdha dhe se kanë një numër të punëtorëve serbë që punojnë nëpër lokalitetet e këtij komuniteti. Përpos këtij problemi, Posta e Kosovës po vazhdon të ketë të pamundur kryerjen e një vargu aktivitetesh, që do t’i sillnin përfitime ekonomike, pasi nuk njihet ende ndërkombëtarisht.
Nga ana tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, vazhdon të insistojë se asetet që po shfrytëzohen nga Posta e Serbisë do t’i kthehen Postës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img