10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

ASHNA çertifikohet për shërbime të navigacionit ajror

Në vazhdën e përmbushjes së kriterve ligjore, te cilat dalin nga Ligji i Aviacionit Civil dhe rregullave ndërkombëtare, Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (ASHNA), sot  është #ertifikuar për ofrimin e shërbimeve të navigacionit ajror.
Çertifikim është bërë nga ana e Autoritet të Aviacionit Civil të Kosovës (AACK), ku në një ceremoni solemen të mbajtur në ambientet e ASHNA-së, drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, i dorëzoj Çertifikatën e shërbimeve Drejtorit të ASHNA-së Bahri Nuredini.
Nredini me këtë rast, duke falënderuar stafin e ASHNA-së për punën e palodhëshme gjat këtij procesi si dhe AACK-në për bashkëpunim të shkëlqyer, theksoi se, “Procesi i Çertifikimit gjithsesi ka qenë një rrugëtim mjaft i gjatë dhe sfidues per te dyja organizatat tona, por përkushtimi i vazhdueshëm i stafit të të dyja Agjencive ka “kurorëzuar” këtë përpjekje madhore me çertifikimin tonë si Ofrues i Shërbimeve të Navigacionit Ajror në Republikën e Kosovës”.
Ai më tej shtoj se ky proces i Çertifikimit do të ishte i pamundur pa ndihmën e pakurësyer të ish Bordit të Drejtorëve të ANP-Kontrolli Ajror “Adem Jashari”, tani Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.
Nga ana tjetër drejtori i AACK-së Dritan Gjonbalaj, e përgezoj stafin e ASHNA-së për punën e bërë gjat procesit të çertifikimit, si dhe bashkëpunimin e ofruar nga ana e ASHNA-së në proecest e auditimit nga ana e stafit të AACK-së, ku edhe për këta të fundit shprehu një flaënderim të veqantë duke e cilësuar si mjaft të suksesëshme punën e tyre në këtë proces.
Procesi i Çertifikimit ka filluar në vitin 2013, kurse që nga koncesionimi i shërbimeve terminale në ANP e deri më tani, AACK ka bërë nëntë auditime në ASHNA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img