10.4 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Buy now

spot_img

Atëherë kur nuk pritej, Butrint Imeri tregon mbështetje për Kiara Titon në BBVA – e ‘quan’ mbretëreshë

Dinamikat dhe zhurma e madhe që ka krijuar Big Brother VIP Albania nuk e ka lënë indiferent as këngëtarin Butrint Imeri.

Artisti nga Kosova, i cili prej vitesh përflitet për një lidhje dashurie me moderatoren nga Shqipëria, tani banore në BBVA, Kiara Tito, ka bërë një veprim të papritur ndaj saj.

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e shtunë), Butrinti ka postuar një imazh të Kiarës në llogarinë e tij të Instagramit.

Butrinti shpërndau një imazh nga profili i saj dhe sipër vendosi një ’emoji’ kurore që ka kuptimin e një ‘mbretëreshe’.

Veprimi i autorit të “Cigare” vjen pas një sërë dinamikash në shtëpinë e famshme që është përfshirë pikërisht Kiara.

Moderatorja që nga hyrja në BBVA ka qenë në fokus të banorit tjetër, këngëtarit Luiz Ejlli, i cili po tenton në çdo mënyrë që ta bëjë për vete.

Ndërkohë, historinë e dashurinë me Butrintin, Kiara e ka përmendur ditë më parë me disa prej banorëve.

Pa e përmendur emrin e tij, Kiara tha se këngëtari ‘ka qenë personi i duhur në kohë të gabuar’.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat mes tyre, nëse Butrinti e ka bërë për të marrë vëmendje që ka shkaktuar ky edicion, apo mund të ketë ende diçka mes tij dhe prezantueses./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img