28.3 C
Pristina
Sunday, September 26, 2021

Buy now

spot_img
Array

ATK: Ja si bëhet rimbursimi i mjeteve për kuponët fiskal

Te ata qytetarë që po vazhdojnë të mbledhin kuponët fiskal për t’iu rimbursuar mjetet nga Administrata Tatimore e Kosovës nëpër llogaritë e tyre bankare  tanimë u janë vënë  dyshime  se kjo formë  pritet që të ndryshojë nga radhët e ATK-së, por përderisa nuk ka diçka konkrete kjo formë pretendohet të vazhdoj ashtu siç ka qenë deri më tani.

Në një përgjigje për IndeksOnline, Administrata Tatimore e Kosovës ka treguar se forma e rimbursimit për kuponët fiskal do të vazhdojë edhe më tutje gjatë këtyre muajve në vazhdim.

“Kampanja për rimbursim nga kuponët fiskal do të vazhdoj e njëjta, deri sa ATK të definoj formën e re të kësaj kampanje”, ka thënë zyrtarja për informim e ATK-së, Valentina-Bytyqi-Sefa.

Po ashtu ATK-ja ka sqaruar se  në mënyrë që qytetaret mos të kenë mëdyshje rreth gjithë procesit të kampanjës për grumbullimin e kuponëve fiskal, ne i sigurojmë se do të njoftohen me kohë rreth çdo ndryshimi që do të bëhet./indeksonline/PrishtinaPress.eu

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
2,956FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles