6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

ATK pezullon nga puna tre zyrtarë të dyshuar për korrupsion

Administrata Tatimore e Kosovës ka pezulluar nga puna tre zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

Bëhet fjalë për dy  inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimorë, që dyshohen për korrupsion dhe që janë pezulluar nga puna, në bazë të Ligjit për Shërbimin Civil të Kosovës, thuhet në komunikatën e ATK-së, shkuan lajmi.net
Kjo është komunikata e plotë:
Administrata Tatimore e Kosovës njofton opinionin publik se bazuar në informatat e pranuara nga Prokuroria dhe duke u mbështetur në nenin 69  të Ligjit Nr. 03/L-149 për Shërbimin Civil të Kosovës, ka marr vendim mbi pezullimin parandalues nga marrëdhënia e punës në ATK të tre zyrtarëve të saj: dy inspektorë të lojërave të fatit dhe një inspektor tatimorë, të dyshuar për korrupsion.
Menaxhmenti  i ATK-së siguron opinionin se çdo informatë e dëshmuar  për korrupsion do të dërgohet në organet kompetente për trajtim, dhe ndaj të gjithëve që shpallen fajtorë për vepra korruptive do të ndërmerren masat e largimit nga marrëdhënia e punës.
Falënderojmë qytetarët, Mediat, Prokurorin dhe Policinë e Kosovës për mbështetjen në luftimin e kësaj dukurie.
Mbesim me shpresë se do të vazhdojmë bashkëpunimin për të kontribuar në zbulimin dhe parandalimin e dukurive negative, dhe të gjitha veprimet tona të kenë për qëllim ruajtjen e imazhit të ATK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img