6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Atleti Erzen Zyberaj vrapoi 63 km nga Prishtina në Rahovec për të nderuar dëshmorët (foto)

Atleti i shtigjeve të gjata, Erzen Zyberaj sot për nder të ditës së dëshmorëve të fashatit të tij të lindjes, ka vrapuar nga Prishtina për në Drenoc të Rahovecit.

Zyberaj ka vrapuar në gjatësi prej 63 kilometra dhe këtë e ka arritur për 4 orë e 12 minuta, deri te përmendorja e dëshmorëve, shkruan “Epoka e re”.

Zyberaj është nisur nga Lagjja ‘Lakrishtë’ në Prishtinë në orën 5:55 të mëngjesit.

Erzen Zyberaj njoftimin për këtë sfidë e ka bërë përmes rrjeteve sociale dhe për ketë veprim ka marrë përkrahje të madhe nga ndjekësit e tij.

Postimi i plotë i Zyberajt në “Facebook” një ditë para nisjes së vrapimit:

Njëzet e tre vite më parë më 26 prill 1998 në vendlindjen time në Drenoc të Rahovecit doli për herë të parë publikisht.

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS. Prandaj unë nesër do t’i nderoj dhe respektoj të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan jetën për lirinë dhe pavarsinë tonë me një vrapim prej 63 km nga Prishtina në Drenoc.

Përjetësisht do të jemi krenar dhe mirënjohës për këto tri shkronja të arta “UÇK” ????????????????????

#Germia555 #runtoinspire #stayhard

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img