3.1 C
Pristina
Saturday, December 4, 2021

Buy now

spot_img

Atletja me mbulesë shkruan historinë në ‘Rio 2016’ (Video)

Kariman Aduljadayel u bë atletja e parë nga Arabia Saudite që garoi në 100 metra sprint në Olimpiadën e Rios.
22-vjeçja me mbulesë në tërë trupin, nuk ishte në gjendje të kualifikohej, por përfundoi e shtata në garën e saj kualifikuese, ku regjistroi kohë prej 14.61 sekonda.
Kamia Yousufi nga Afganistani po ashtu garoi me mbulesë dhe përfundoi e fundit në garën e saj ku shënoi kohë 14.02.

Vrapuesja në distancë të mesme, Sarah Attar ishte femra e parë që garoi me mbulesë për Arabinë Saudite në “Londër 2012”.
Aso kohe 19-vjeçe, Attar, mori pjesë me mbulesë në tërë trupin dhe doli e fundit në garën e saj në 800 metra në Londër. Ajo pritet të garojë në maratonën e femrave të dielën.
Arabia Saudite ka pezulluar vendimin për ndalimin e pjesëmarrjes së femrave në Olimpiadë më 2012 dhe 16-vjeçja Wojdan Ali Seraj Abdulrahim Shahrkhani garoi në xhudo pa mbulesë.
https://youtu.be/7vpjsv7wA5I

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,042FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles