17.7 C
Pristina
Wednesday, May 25, 2022

Buy now

spot_img

Autoshkollat ankohen se Rregullorja e MI-së po shkakton vonesa

Drejtues të Auto-shkollave kritikojnë Ministrinë e Infrastrukturës se me Rregulloren e re po shkaktojnë pritje të gjata të kandidatëve për paraqitje të provimeve për patentë-shofer.

vonesa

Autoshkollat ankohen se Rregullorja e MI-së po shkakton vonesa

Ata theksojnë se në Qendrën për patentë shofer në Prishtinë, ka disa muaj që qytetarët të cilët aplikojnë për testin me shkrim presin deri në 6 javë për t’iu nënshtruar provimit.
Kandidatja me inicialet V.V. i cili ka paraqitur provimin me datën 11.11.2016 i duhet të presë deri më datën 21.12.2016.
Pritje të ngjashme kanë edhe kandidatë tjerë.
Florije Hajdini nga Prishtina, thotë se ka pritur më shumë se një muaj, por edhe nëse ankohet thekson se nuk merren për bazë nga askush.
“Nuk di ku të ankohem, sepse çdo herë gjejnë arsye tjera. Nuk merret për bazë kërkesa e qytetarit dhe pse me u ankuar”, thotë ajo.
Ismajli: Kemi marrë premtime nga MI-ja, por realizime jo
Për këto ankesa është ankuar edhe nënkryetari i Federatës së Auto-shkollave të Kosovës, Afrim Ismajli, sipas të cilit, nga viti 2007 kanë probleme të vazhdueshme. Ai thotë se paraqitja e provimeve është bartur te Ministria e Infrastrukturës, gjë e cila po  shkakton tollovi të mëdha e pritje të gjata të kandidatëve.
“Më mirë do të ishte që kandidatët me paraqit provimin në auto-shkollë dhe nuk do të kishte kësi tollovi”, thotë ai.
Ai theksoi se afër 20 shkresa ua kanë dërguar por që nuk kanë marrë përgjigje, “premtime po por realizime jo”.
“Kemi probleme të lloj llojllojshme. Shembull e kemi edhe problemin kur shkojmë me paraqit provimin me testu kandidatin në vozitje, ekzamineri ka të drejtën sikur me kanë pronë private, ashtu e kanë bërë ligjin nëse donë na lë në veturë, nëse jo nuk na lë. Veprojnë si të duan”.
Ismajli hedh kritika në drejtim të Ministrisë së Infrastrukturës për futjen e kandidatëve në provime me dallavere.
“Ka raste kur bëjnë dallavere donë më shti në provim tjetër kon e shtinë me paraqit provimin me veturë të Ministrisë. Neve opinioni na thonë se si po i kryeni kandidatët pa qenë prezent hiq, ne i kundërshtojmë, mirëpo ata na i dëshmojnë me fakte”, thotë ai.
Ismajlin e brengos më së shumti që çdo herë bien viktimë auto-shkollat, por sipas tij, problemi qëndron te Ministria e Infrastrukturës, “e cila e bënë ligjin sikurse me pas pronë të veten”.
“I kanë futur edhe kamerat kinse me të drejtë, mirëpo kamera është cenim i të drejtës së kandidatit dhe e paligjshme dhe nuk ka qenë në ligj askund”, thotë ai.
“Kam bërë shkresë në ministri dhe asnjëherë nuk me është kthyer. 60 kandidatëve u ka humbur provimi dhe është dashur të bëhen pagesat për së dyti. Disa kandidatëve ua kanë humbur tekstin, kjo ka ndodhë që e kanë pasur për herë të fundit dhe asnjëherë përgjegjësi nuk kemi marr. Çdo ligj që e kanë bërë na kanë ftuar dhe na kanë dëgjuar, por asnjëherë kërkesat tona nuk janë marrë për t’u zbatuar”, thotë Ismajli.
Por, problemi duket se ka filluar të zgjidhet.
“Pas interesimit të juaj për këto vonesa, Ministria e Infrastrukturës ka reaguar menjëherë, katër punonjës po punojnë në këtë qendër që mos të ketë vonesa”, ka thënë ai.
MI: Pritjet po ndodhin për mungesë të kapaciteteve teknike
Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës i hedh poshtë akuzat e bëra nga nënkryetari i Federatës së Auto-shkollave të Kosovës, Afrim Ismajlit.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, Departamenti për Patentë-shofer ka në dispozicion shtatë Qendra të testimit në shtatë Regjionet e Kosovës dhe se të gjitha janë duke punuar me kapacitete të plota.
Në përgjigjet e Zyrës për Informim theksohet se një fluks më i madh është vërejtur në NRPSH-të në Prishtinë gjatë ditëve e enjte dhe e premte të javës së kaluar.
“Por tani kemi një situatë normale të pritjes së kandidatëve që kanë ardhur për paraqitje të provimit për patentë-shoferë dhe nuk flitet për radhë ose pritje të gjata. Ndërsa, në Njësitë Rajonale të Patentë Shoferëve: Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj dhe Gjilan pritja e kandidateve për paraqitje të provimit për patentë-shoferë është në suaza normale”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë.
Sa i përket masave që kanë ndërmarrë për zvogëlimin e pritjes nga paraqitja e provimit deri në hyrje në provim Njësia në Prishtinë punon me tri termine në ditë për testimin teorik të kandidatëve përkatësisht; provimi organizohet në dy salla me nga 25 kandidatë në tri termine që i bie gjithsej 150 kandidatë në ditë.
“Në pjesën praktike ditëve të hëna, numri i kandidatëve që testohen është 100 kandidatë, kurse ditëve tjera nga 90 kandidatë. Ndërsa, qendrat tjera janë me komode në këtë drejtim pasi që fluksi i kandidatëve është më i vogël”, thuhet në përgjigjet e MI-së.
Sipas MI-së, pritjet për t’ju nënshtruar provimit nga dita e paraqitjes janë dy javë: përjashtim bënë NJRPSH-Prishtinë dhe NJRPSH-Prizren, ku pritjet nga dita e paraqitjes së provimit deri në hyrje në provim janë mbi tri javë- jo një muaj, kjo si rezultat edhe i numrit më të madh të kandidatëve që kanë këto dy regjione.
Sipas Urdhëresës Administrative 1/2016 pyetësit mund të lëvizin nga një qendër në tjetrën varësisht prej kërkesave që kanë Qendrat e Testimit, por që duhet të përcillen me logjistike (automjete) si dhe kamera duale për monitorim të provimit në pjesën praktike.
“Pritja e kandidateve për të hyrë në provim nuk ka të bëjë me mungesë të pyetësve, por me kapacitete teknike. Përkundër kësaj kemi arritur që testimi i kandidatëve të bëhet në mënyre cilësore dhe transparente, për çdo detaj ekzistojnë video-incizimet të cilat ruhen sipas akteve nënligjore të MI-së”, thuhet në përgjigjet e Ministrisë së Infrastrukturë.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,327FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Marketing -spot_img

Latest Articles