9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

“Autostrada…” në Prizren bëhet gati për debatin mbi perspektivën e artit

Ambienti i brendshëm i Hamamit të Gazi Mehmet Pashës në Prizren gjatë kësaj fundjave do të shndërrohet në vendtakim të artistëve, kuratorëve, galeristëve, koleksionistëve, pedagogëve dhe udhëheqësve të institucioneve kulturore nga vendet e ndryshme, në kuadër të konferencës së titulluar “E kaluara bashkëkohore.

E ardhmja historike”. Kjo ngjarje organizohet nga Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale”, shkruan sot Koha Ditore.
Leutrim Fishekçiu nga “Autostrada Bienale” ka theksuar se është finalizuar programi zyrtar bashkë me listën e panelistëve në këtë konferencë.
Konferenca është hapi i parë drejt Bienales së artit bashkëkohor, që do të mbahet në shtator të vitit 2017 në Prizren, ka thënë Fishekqiu.
Sesioni i parë i konferencës i kushtohet artit dhe territoreve krijuese të padefinuara. Temë e sesionit të dytë është “Një qytet që nuk ka galeri, por ka bienale të artit”, për të vazhduar me atë që trajton “Pikat e përbashkëta: Arti, investitorët dhe publiku”, dhe të katërtin me temën “Bienalja e artit bashkëkohor”.
Emra të njohur të kulturës janë në mesin e panelistëve. Ndër to artistët e njohur Sislej Xhafa, Yehuda Safran nga Columbia University, artisti slloven Miran Mohar ai kosovar Petrit Halilaj, arkitekti Gëzim Paçarizi, kuratori nga Stambolli, Ali Akay, Zdenka Badovinac nga “Moderna Galerija” e Lubjanës e të tjerë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img