9.5 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Buy now

spot_img

Avokati ofron një milion euro për mantelin e Messit, pret përgjigjje nga futbollisti më i mirë në “Katar 2022”

Një avokat dhe deputet nga Omani është gati të paguajë një milion euro për mantelin tradicional arab, atë të cilin e mori Leo Messi pas triumfit në Kupën e Botës, shkruan “Marca”.

“Për mikun tim, Messin, urime fitorja. Ofroj një milion euro për mantelin tuaj”, ka shkruar Ahmed Al Barwani në “Twitter”.

Siç deklaroi ai për mediat nga Omani, ky mantel vishet vetëm nga anëtarët e familjes mbretërore, dhe si i tillë, e zë një vend të veçantë në historinë e botës arabe.

Ndryshe, Argjentina mundi Francën në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022” vetëm pas penalltive.

Kështu, Argjentina u bë kampione e botës për herë të tretë./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img