13.8 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Buy now

spot_img

Avokati Stojkoviq: Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, politikanët në Serbi vazhdojnë ta gënjejnë popullin

Avokati Çedomir Stojkoviq shprehet se politikanët në Serbi vazhdojnë ta gënjejnë popullin për sa i përket çështjes së Kosovës.

Stojkoviq në një emision, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe se askush deri më tani në Serbi nuk ka marr guximin ta thotë këtë të vërtetë.

“Mund të jeni tradhtar nëse ju gënjeni se çfarë ka ndodhur dikur me Kosovën dhe çfarë po ndodhë tani. Por, ju e pranoni se Rezoluta 1244 nuk e ofron pavarësinë e Kosovës, derisa kjo rezolutë në nenin 11 tregon që statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë sipas principit të Marrëveshjes së Rambujesë, a derisa principi në nenin 7 tregon se statusi i Kosovës do të zgjidhet sipas vullnetit të popullit, pas tri viteve. Nuk thotë referendum, por vullneti i popullit”, ka thënë Stojkoviq.

Sipas avokatit nga Beogradi, edhe pas 24 viteve, populli serb vazhdon të mashtrohet nga politikanët e saj.

“Dhe nëse e gjitha kjo shkruhet në Rezolutën 1244 dhe nëse ju pas 24 viteve e gënjeni popullin këtu në Serbi, atëherë ju e tradhtoni popullin tuaj, pasi populli iu beson. Kur të vini në këtë televizion, atëherë duhet ta thoni të vërtetën a jo të gënjeni”, thekson ai.

“Besimi te ju është se do ta thoni të vërtetën. Kur ju e shitni besimin tuaj, atëherë jeni tradhtar. Gënjeshtra është e folura e tradhtisë”, ka shtuar avokati.

Në fund, Stojkoviq pohon se duhet të ketë guxim në shpërbërjen e gënjeshtrës të ndërtuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit.

“Me Rezolutën 1244 është trasuar rruga drejt pavarësisë së Kosovë, të cilën më nuk mund të ndikojmë. Kjo është disfata e luftës së Millosheviqit. Edhe pas 24 viteve besojmë në ‘lëndimin’ e bërë nga Millosheviqi, sepse askush deri më tani nuk e ka marr guximin të vjen në ekranet televizive dhe ta shpërbëjë këtë gënjeshtër, ashtu siç po e them unë tani”, përfundon ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img