17.7 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

spot_img

Azem Syla ka probleme shëndetësore, dërgohet në QKUK (Foto)

I arrestuari Azem Syla sot (e mërkurë) është dërguar në Kliniken e Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Atje Syla ka kryer disa kontrolla shëndetësore dhe më pas, nën përcjelljen e policisë, është kthyer në Burgun e Sigurisë së Lartë në Gërdovc të Podujevës.
Këtë lajm e ka konfirmuar për Klan Kosovën edhe drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Ai përmes telefonit ka thënë se nga Syla, është paraqitur me kërkesë për kontroll.
“Ai është dërguar në spital nën precjellje edhe të policisë. Gjithçka është bërë me leje të Gjykatës, pasi që i është aprovuar nga Gjykata kërkesa e tij”, tha ai
Ndërkohë avokati i Azem Sylës, Tomë Gashi, ka thënë se klienti i tij ka nevojë për trajtim mjekësor.
Sipas Gashit, edhe në kohën kur është bastisur dhe kontrolluar shtëpia e tij në Kizhnarekë të Drenasit, Syla ka qëndruar në Shqipëri për kontrolle mjekësore.

syla-1-768x627

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img