12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Qeveria kërkon rritje të çmimit të rrymës vetëm për biznese, nuk e ka partner sektorin privat – sheh vetëm oligarki e krim

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi ka kritikuar qeverinë për kërkesat e saj që rritja e çmimit të energjisë elektrike nga muaji prill, t’i ngarkohet bizneseve dhe jo konsumatorëve të amvisërisë.

Azemi ka thënë se qeveria nuk ka menduar për efektet zinxhirore kur e ka bërë këtë kërkesë.

Sipas Azemit, ngritja e çmimit të energjisë për bizneset sjell edhe ngritje të çmimeve të produkteve, duke ia ngarkuar çmimin e rritjes indirekt qytetarëve.

“Kërkesat e qeverisë janë që ngritja e çmimit të energjisë t’i ngarkohet bizneseve. Ata nuk janë në dijeni për efektet zinxhirore, sepse penalizimi i bizneseve, do të sjell edhe ngritjen e çmimeve të produkteve”, ka deklaruar ai në emisionin Euro n’T7.

EURO N’T7

Azemi, i cili është anëtarësuar së fundmi në partinë e udhëhequr nga Lumir Abdixhiku, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk e sheh si partner sektorin privat.

Sipas tij, qeveria sheh vetëm oligarki e krim të organizuar.

“Kjo qeveri sektorin privat nuk e sheh partner. Më shumë shohin oligarki e krim të organizuar se sa që shohin partner. Më fal, kjo është gjendja. Në emër të korrupsionit e krimit të organizuar, i ndalën shumë kontrata. Pastaj ndodhi pandemia e lufta dhe ato kompani nuk i kryejnë punët me çmimet e para tre viteve. Kjo të qet punë shtesë. Nëse ke mendu që ka krim e korrupsion, pse nuk e ke dërgu në prokurori e gjykata?”, ka pyetur Azemi. /GazetaExpress

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img