9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Azemi: Thëngjilli mund edhe të shitet, por kjo qeveri nuk e di si bëhet zhvillimi i vendit

Kryetari i degës së LDK’së në Ferizaj, Visar Azemi tha se në Kosovë duhet të vazhdohet të përdoret thëngjilli edhe për disa vite.

Azemi në emisionin Euro n’T7 tha se thëngjillin edhe mund ta shesësh në mënyrë që të zhvillohet ekonomika e vendit.

“Ne duhet të vazhdojmë të përdorim thëngjillin edhe për disa vite. Termocentrali A duhet gradualisht me u cmontu edhe me u largu. Qymyrin mund edhe ta shesësh. Psh Maqedonia ka bërë shumë shpesh kërkesë për blerje”, tha ai.

Sipas tij, qeveria me ndalimin e shitjes së thëngjillit po pengon zhvillimin e vendit.

“Kur e ndalon me shit nuk po më duket shumë në rregull, dhe për ata po flasim sot për një qeveri që se di si duhet të ndodh zhvillimi i vendit. Kjo qeveri është akoma në iluzione se cdo asset është I shtetit, nuk e len me ec akoma sektorin privat. Sektori privat po mbytet”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img