7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Aziz Salihu, për shërim të mëtejmë transferohet në Turqi

Djali i boksierit Aziz Salihu, Mentor Salihu në një postim të vetin në Facebook e ka përshkruar si të rëndë gjendjen shëndetësore të babait të vet, transmeton Koha.net.

Sipas shkrimit të tij, ish-kampioni në boks i Kosovës, e ish- Jugosllavisë dhe në disa gara ndërkombëtare e që zuri vendin tretë në Lojërat Olimpike të Los Angelesit në vitin 1984, tash e dy e dy muaj gjendet në spitalin e Prishtinës, e mjekët, sipas tij ende s’e kanë diagnostikuar.
I biri i Azizi Salihut ka publikuar edhe dy foto të babait, një kur ishte jashtë spitalit e tjetra, në spital, duke shtuar se ai sot transferohet në Turqi për shërim të mëtutjeshëm.
Ai ka shkruar në Facebook:
“Ka 2 muaj i padiagnostifikuar ne spitalin infektiv ne Prishtine duke ju kerkuar gjithmon nje pergjigje mjekve dhe duke ju lutur te na tregojn se a jan ngjendje me sheru a jo apo ta dergojm diku jasht,gjithmon me fjalen Mire eshte ne e kemi ne dor ..Dhe ja si duket Aziz Salihu …
Me shpresen per nje mundesi te dyt per sherim sod transferohet ne Turqi …
Me ndihmen e Zotit lutemi te sherohet sa ma shpejt”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img