10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Bad News Eagles e humbin ndeshjen e parë në “Legends Stage”

Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka humbur ndeshjen e parë në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO.

Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 16:14 nga ekipi nga Danimarka, Copenhagen Flames.

Përkundër që ishin në avantazh, BNE nuk arriti të ruante epërsinë dhe u mposht ngushtë në fund.

BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve.

Sot, ata nisën garimin në fazën tjetër, ku bëjnë pjesë 16 ekipet më të mira të botës.

Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img