8.2 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Bahtiri inspektoi punimet në rivitalizimin e urës së Ibrit

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka inspektuar punimet për rivitilzimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.
Kryetari Bahtiri  ka kërkuar nga  përfaqësuesit e kompanisë,  që të jenë të përgjegjshëm në kryerjen e punëve dhe njëkohësisht  ju ka ofruar mbështetje të plotë në  tejkalimin  e problemeve  që gjatë punës mund ti hasin.
“Ndonëse ky projekt është financuar nga BE-ja dhe i realizuar sipas marrëveshjes së arritur në Bruksel, ne  jemi të interesuar që tani të mos ketë vonesa në realizimin e punëve përcjellëse. Ne si komunë i kemi plotësuar të gjitha obligimet tona dhe jemi të gatshëm të ofrojmë edhe më tutje mbështetje për përfundimin e punëve  ashtu siç e parasheh edhe projekti ”, tha kryetari Bahtiri.
Qytetarët të cilët ishin aty pari  e falënderuan kryetarin Bahtiri për angazhimin dhe përkushtimin e tij për të përcjellur në vazhdimësi punët në  mënyrë që  ura të  lirohet sa më parë për qarkullim dhe  lëvizje të lirë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img