13.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Balaj: Mbi 300 punëtorë të Telekomit kanë aplikuar për pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të kontratave

Në Telekomin e Kosovës për ofertën pensionim të parakohshëm e ndërprerje vullnetare të kontratave kanë aplikuar mbi 300 punëtorë të kësaj ndërmarrje. Krahas kësaj, menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka marrë vendim të zgjasë afatin e kësaj oferte deri më 10 maj.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj thotë se 340 punëtorë të kësaj kompanie publike kanë aplikuar për të dalë në pension të parakohshëm dhe ndërprerje vullnetare të kontratës për punë.

“Nga data 25 mars deri në 25 prill kanë aplikuar 340 punëtorë për pensionim të parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe për marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thotë Balaj për KosovaPress.

Sipas tij, ka të interesuar edhe shumë të tjerë ta firmosin largimin vullnetar nga puna, dhe sipas tij, për këtë qëllim edhe kanë kërkuar nga menaxhmenti të zgjatet afati edhe për dy javë.

Ndërsa edhe nga menaxhmenti i Telekomit kanë konfirmuar se procesi i aplikimit që ishte paraparë të përfundojë me 25 prill ende nuk është përmbyllur.

Zëdhënësi i kësaj kompanie, Fadil Lepaja ka thënë se me kërkesë të sindikatës, të arsyetuar me interesimin e shtuar të ditëve të fundit për këto pako është vazhduar afati i aplikimit.

“Lidhur me temën konkrete, deri tani as ne si kompani nuk i kemi të dhënat e plota, pasi procesi i aplikimit ende nuk është përmbyllur. Me kërkesë të sindikatës, të arsyetuar me interesimin e shtuar të ditëve të fundit për këto pako, zonja Burbuqe Hana, u.d. kryeshefe ekzekutive e TK-së e ka vazhduar afatin e aplikimit për pakot vullnetare deri më datën 10 maj. Me përfundimin e këtij procesi, gjithsesi do t’i kemi të dhënat e plota”, thotë Lepaja.

Ditë më parë ishte raportuar se punëtorët e Telekomit, më 25 mars kishin pranuar një e-mail të pazakontë.

Në këtë shkresë elektronike, të titulluar “Ofertë me pako vullnetare për punëtorët!”, të punësuarve në këtë kompani iu ofrohet një pako dalëse, e cila përfshin dy mundësi.

Në e-mail u bëhet ofertë punonjësve që të dalin në pension gjatë katër vjetëve të ardhshme të arrijnë marrëveshje për pensionim të parakohshëm, ndërsa po ashtu u bëhet ofertë edhe të atyre që janë të interesuar për ndërprerje të kontratës në mënyrë vullnetare.

“Pensionimi i parakohshëm për personat të cilët/at dalin në pensionim gjatë viteve kalendarike 2023, 2024, 2025 dhe 2026, si dhe marrëveshje vullnetare për ndërprerjen e kontratës së punës me benefitet e përcaktuara për punëtorin/en”, thuhet ndër të tjera në e-mailin e dërguar secilit punëtorë.

Ata që firmosin për t’u pensionuar para kohe do të përfitojnë 60 për qind të pagës aktuale bruto për periudhën e mbetur deri në pensionim.

Derisa, punëtorët e Telekomit që vullnetarisht ndërpresin marrëdhënien e punës do të marrin 24 paga bruto përnjëherë.

Në këtë email, ishte shkruar po ashtu se, “kjo ofertë bëhet vetëm gjatë intervalit kohor 25 mars 2022 deri më 25 prill 2022, që përkon me periudhën para finalizimit të procesit të ristrukturimit. Pas kësaj date në kompani do të rianalizohen opsionet e tjera që gjithsesi nuk do të jenë kaq të volitshme”.

Stafi janë njoftuar gjithashtu edhe për procesin e ristrukturimit që ka hyrë në fazën e tij përfundimtare dhe për hapat që do të ndërmerren në vijim. /KP

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img