9.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona thyen tabunë, fiton pas 10 viteve në Anoeta ndaj Sociedadit (Video)

Barcelona ka triumfuar me rezultat 1-0 në ndeshjen e parë të Copa del Rey ndaj Real Sociedadit, fitore kjo që erdhi pas gati 10 viteve në stadiumin ‘Anoeta’.

Pjesa e parë i takoi në tërësi skuadrës së Barcelonës, të cilët arritët të bëjnë shumë sulme në drejtim të portierit të Sociedadit, por vetëm një herë topi përfundoi pas shpinës së tij.

Ishte minuta e 21-të e ndeshjes, kur Neymar u pengua në zonë dhe gjyqtari akordoi penalti, te cilën e konvertoi në gol pikërisht sulmuesit brazilian duke kaluar skuadrën e tij në epërsi 1-0 dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Neymar gjatë ekzekutimit të penaltisë

Në pjesën e dytë, skuadrat ishin më të barabarta dhe vendasit që provonin me të gjitha mënyrat për të barazuar rezultati dhe me Barcelonën që luante në qetësi duke provuar t’i zë në befasi Sociedadin dhe të grisë epërsinë.

Megjithatë, edhe pse pati raste të mira nga të dyja anët, skuadrat nuk arritën ta gjejnë golin dhe ndeshja përfundoi me rezultatin e pjesës së parë, me fitoren 1-0 të Barcelonës.

Duel gjatë pjesës së dytë

Vlen të theksohet se kjo fitore e Barcelonës në stadiumin ‘Anoeta’ erdhi pas gati 10 viteve pa fitore, duke bërë që në Spanjë fusha e Real Sociedadit të cilësohet si ‘makth’ për katalunasit, ndërsa ndeshja e kthimin në Copa del Rey zhvillohet me 26 janar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img