7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Buy now

spot_img

Barcelona zyrtarizon numrat e fanellave për sezonin e ri (Foto)

Barcelona kanë konfirmuar numrat e tyre të skuadrës për sezonin e ardhshëm, me nënshkrimin e verës, Denis Suarez, që ka marrë fanellën me numër 6.
Numri 6 ishte numri i veshur më parë nga Dani Alves, por edhe disa të tjerë të ri që kanë ardhur në radhët e Barcelonës këtë verë që kanë pretenduar të marrin këtë numër.
Si shembull është Andre Gomes, i cili e kërkoi këtë numër, por do ta shohim me numrin 21, numër i cili ishte i Adrianos në sezonin e kaluar.
Lucas Digne, ndërkohë, do të marrë fanellën me numër 19, teksa shoku i reprezentacionit francez, Samuel Umtiti, do të vesh fanellën me numër 23, numra që kanë qenë në pronësi të Sandro dhe Thomas Vermaelen sezonin e fundit.
Interesante është se këta numra ata o kishin mbajtur edhe në klubet e mëparshme te Valencia dhe Lyon.
Nuk ka ndryshime në vende të tjera, me treshen ‘MSN’. Luis Suarez, Lionel Messi dhe Neymar vazhdojnë të monopolizojnë  numra 9, 10 dhe 11 të fanellave. /Telegrafi/
1.Ter Stegen 2. Douglas S. 3. Pique 4. I.Rakitic 5. Sergio 6. Denis Suarez 7. Arda 8. A. Iniesta 9. Suarez 10. Messi 11. Neymar Jr. 12. Rafinha 13. C. Bravo 14. Mascherano 15. 16. Samper 17. Munir 18. Jordi Alba 19. Digne 20. S. Roberto 21. Andre Gomes 22. Aleix Vidal 23. Umtiti 24. Mathieu 25. Masip.

Here are the Barça squad numbers starting from Wednesday’s game against Sampdoria http://ow.ly/O5Aq3032uDU 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img