12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Buy now

spot_img

Barrikadat e reja në veri, paralajmëron Bajqinovci: Nuk do të qëndrojnë edhe gjatë

Edhe pse thirrjet për heqjen e barrikadave në veri po vazhdojnë, serbët kanë vendosur barrikada të reja në dy lokacione.

Policia ka thënë se grupe kriminale kanë vendosur barrikada të reja në Mitrovicë të Veriut te shkolla teknike dhe tjetra te vendi i quajtur Kërrshi i Dudes.

“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kërrshi i Dudes”, ka njoftuar Policia.

Lidhur me këto barrikada të reja të vendosura gjatë natës në veri nga serbët, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, thotë se këtë po e bën Vuçiq për shkak se është në panik, pasi po e sheh dështimin në këtë mision dhe nuk e ka as mbështetje e ndërkombëtarëve.

“Vuçiqi është në panik sepse po e sheh dështimin në këtë mision. Prandaj po krijon barrikada të reja, mirëpo këto janë tendenca të kota për ta përshkallëzuar situatën edhe më tej. Vuçiqi nuk e ka mbështetjen as të ndërkombëtarëve e madje as të qytetarëve serbë në Mitrovicë. Krejt çfarë i kanë mbetur janë disa qindra serbë mercenarë të strukturave ilegale e bandave kriminale”, thekson deputeti i VV-së.

Ndërsa, lidhur me atë se kush duhet ta bëjë largimin e barrikadave, Bajqinovci thotë se institucionet e Kosovës janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in dhe po kërkohet një zgjidhje që nuk shkakton probleme për askënd.

Ai shton se barrikadat nuk do të qëndrojnë gjatë.

“Sa i përket pyetjes për heqjen e barrikadave, siç dihet institucionet tona janë në ndërveprim të ngushtë me KFOR-in. Ka një komunikim të vazhdueshëm për ta gjetur zgjidhjen më të mirë dhe e cila nuk shkakton probleme për askënd. Në këtë drejtim, është e qartë se barrikadat s’do të mund të qëndrojnë gjatë dhe Qeveria jonë është e vendosur për ta përmbushur detyrën për respektim të integritetit territorial në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim edhe me miqtë dhe aleatët tanë”, deklaron deputeti Bajqinovci./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img