9.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Buy now

spot_img

Basha: Duam qeveri teknike!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët deklaroi se “mazhoranca po bën gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve” dhe për të shmangur këtë duhet një qeveri teknike.
Pasi deklaroi se përsa i përket reformës në drejtësi tashmë nuk do të ketë më beteja politike, por vetëm ligjore, Basha tha se “tani nis beteja për zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
“Kemi prezantuar platformën tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme në reformën e posaçme të reformës zgjedhore, por qeverisja e Edi Ramës po shteron mundësinë kohore për implementimin e platformës sonë”, u shpreh Basha.

“Po bëjnë gati vjedhjen dhe shkatërrimin e zgjedhjeve të radhës. Kjo është një vijë ndarëse që nuk kalohet. Nuk do të lejojmë prishjen e procesit të ardhshëm zgjedhor. Kushti ynë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme është dhe mbetet qeveria teknike”, shtoi kreu i PD-së, i cili tha se qeveria teknike duhet ngritur sa më shpejt. “Siguria kombëtare po kompromentohet nga narkotrafiku, rritet papunësia, bizneset mbyllen dhe vendi është në emergjencë. Insistojmë për një qeveri teknike një orë e më parë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img