10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Buy now

spot_img

Basha: Fund urdhër-arresteve serbe! Haradinaj të rikthehet sa më parë në Kosovë!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar ndaj vendimit të drejtësisë franceze për të liruar me kusht kreun e AAK-së Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në Facebook, kreu i demokratëve theksoi edhe një herë tjetër se urdhër-arrestet e Serbisë janë sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Në këtë kuadër Basha bëri apel që të bëhet sa më parë drejtësi, në mënyrë që Haradinaj të rikthehet sërish në Kosovë.

REAGIMI NË FACEBOOK I LULZIM BASHËS

Jam i gëzuar që drejtësia franceze ka marrë një vendim që lehtëson padrejtesine ndaj Ramush Haradinajt. Uroj që drejtesia e plote te behet sa me pare dhe Ramushi të lihet sa më shpejt i lirë për t’u kthyer në Kosovë. Urdhërarrestet e Serbisë janë jo vetëm padrejtësi personale ndaj njerëzve si Ramushi që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës, por janë njëkohësisht sulm ndaj vetë pavarësisë së Kosovës dhe integritetit të saj politik. Ka vetëm një garanci që kjo padrejtësi ndaj Kosovës të mos përsëritet më: të detyrohet Serbia të anullojë urdhër arrestet për luftëtarët e Kosovës. Kjo është detyra kryesore e qeverisë tonë: trysnia ndaj Serbisë dhe kerkesa ndaj vendeve të tjera për të ushtruar trysni mbi Serbinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img